Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness e ka cilësuar yllin egjiptian, Mohamed Salah, si një lojtar egoist.
Egjiptiani, i cili ka qenë vazhdimisht sulmuesi më produktiv i skuadrës në sezonet e fundit, është nën kritika në Anfield.
Salah nuk ka qenë në maksimumin e tij duke bërë që Reds të largohen nga garat për disa trofe javët e fundit.
Ndërsa fliste në podcastin Three Up Front të William Hill, legjenda Souness vendosi të kritikoj Salahun.
“Unë besoj se Mohamed Salah është i fikur dhe largohet nga Liverpooli”, ka thënë fillimisht Souness.
“Ai ka qenë i mrekullueshëm për Liverpoolin, por nëse ai largohet në Superligën e Arabisë Saudite, atëherë ai do të jetë ylli më i madh në atë pjesë të botës”.
“Ai pa dyshim ka një vlerësim jashtëzakonisht të madh për veten e tij dhe ishte i zemëruar me mosfillimin e ndeshjes kundër West Ham javën e kaluar”.
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë. Edhe para asaj ndeshjeje, sa herë që Klopp e largon atë, ai kurrë nuk është i lumtur për këtë”, përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...