Google ADS

Salah deklarohet i gatshëm për ndeshjen kundër Rusisë

18:48 | 16 Qershor 2018
Arbresh Info

Mohamed Salah është deklaruar i gatshëm për ndeshjen e dytë të Egjiptit në Kampionatin Botëror – atë kundër Rusisë, nga Federata e Futbollit të Egjiptit, e cila ka konfirmuar se lojtari mund të luante edhe në disfatën 1 me 0 kundër Uruguait por nuk ishte rrezikuar.

Salah qëndroi në bankinë i pa zëvendësuar dhe Egjipti u mposhtë me rezultat 1 me 0 pas golit me kokë nga Jose Gimenz në minutën e 89′, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi i Liverpoolit, Salah është rikuperuar nga lëndimi në shpatull që pësoi në disfatën ndaj Real Madridit në Ligë të kampionëve dhe është i gatshëm për të luajtur në Kampionatin Botëror tani.

“Ai ishte i gatshëm për të luajtur kundër Uruguait, por trajneri nuk dëshiroi të rrezikonte”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Egjiptit.

Egjipti do të përballet me Rusinë e cila fitoi ndeshjen e parë kundër Arabisë Saudite me rezultat të thellë 5 me 0./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme