Arsenal shpreson që Bukayo Saka do të jetë në gjendje të rikthehet në kohë nga një lëndim i kërdhokullës për t’u përballur me Chelsean më 21 tetor.
Anglezi pësoi një lëndim në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Lens në Ligën e Kampionëve, sfidë të cilën “Topçinjtë” e humbën me rezultat 2-1.
Megjithëse Mikel Arteta sugjeroi se ai ishte në dispozicion për t’u përballur me Manchester Cityn të dielën, Saka nuk ishte pjesë e skuadrës ditën e ndeshjes.
Trajneri spanjoll deklaroi pas ndeshjes që sulmuesi nuk do të bashkohej me skuadrën e Anglisë për ndeshjet ndërkombëtare të tetorit, por Federata e Anglisë dëshironte të kryente vlerësimet e veta mjekësore. Pas kontrollave që iu nënshtrua të hënën, Saka u lirua për në shtëpi.
Evening Standard tani raporton se Arsenali ka përgatitur një plan stërvitor për Sakan, me shpresën se ai do të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Chelsean.
Topçinjtë udhëtojnë në Stamford Bridge të shtunën e javës së ardhshme, në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit me kombëtare.
Saka do t’i nënshtrohet seancave rehabilituese këtë javë përpara se të ketë fundjavën e lirë. Ata më pas do të vendosin nëse ai mund të kthehet në stërvitje të hënën e ardhshme, me klubin dhe lojtarin optimist për një rikthim ndaj rivalit lokal.
Ndërkohë, Anglia ka vendosur të mos thërrasë një sulmues tjetër në mungesë të Sakas, me Raheem Sterling të anashkaluar sërish, pavarësisht startit të tij të fortë të sezonit 2023/24.
Arsenali do të përfaqësohet në skuadrën e Gareth Southgate me emra si Aaron Ramsdale, Declan Rice dhe Eddie Nketiah.
Saka nuk është i vetmi lojtar i Arsenalit që është liruar nga kombëtarja për shkak të lëndimit, me Leandro Trossard dhe William Saliba që kanë pësuar disa lëndime të vogla në ndeshjen e së dielës kundër Man Cityt./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...