Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës e ka cilësuar si të vështirë grupin e Kosovës.
Kosova në kualifikimet për Kupën e Botës 2022 do të garojë në Grupin B, ku do të ketë rivalë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Sahiti beson se grupi është i vështirë – por Kosova do ta jap maksimumin në çdo takim.
“Është grup i vështirë. Çdo grup që na kish ra ka qenë shumë i vështirë, aq më tepër kur e ki një Spanjë e një Suedi. Gjithsesi ne do të japim gjithçka, do japim maksimumin në çdo ndeshje, me thanë që jemi favorit nuk është serioze, sidoqoftë ne do të përgatitemi shumë, në secilën ndeshje të japim më të mirën”, tha fillimisht Muharrem Sahiti për ‘Blic’.
Në fund ai zbuloi se janë në takime dhe duke punuar për prurje të reja në kombëtaren e Kosovës.
“Jemi duke punuar në drejtimin e prurjeve të reja, tash të shohim. Për këtë ne jemi në udhëtim me kryetarin dhe menaxherin Bajram Shala dhe anëtarët e bordit, aktualisht kemi një turne në Gjermani, kemi me shkuar në Zvicër, ishim në Slloveni e Kroaci kështu që për këtë është bërë udhëtimi”, përfundoi ai.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...