Kosova ka mbajtur konferencën për shtyp në Lubjanë, ku para gazetarëve atje sonte është paraqitur zëvendës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti
Sahiti në këtë konferencë më shumë ka folur për mënyrën se si do t’i qaset ndeshjes me Slloveninë, e cila për momentin prin në Ligën 3 të Ligës C të Kombeve.
Megjithatë, kur është pyetur se a do të luajë në një sistem tjetër të lojës, ashtu sikurse kishte bërë kundër Greqisë në ndeshjen e fundit, Sahiti tha se ata nuk do të ndryshojnë shumë mënyrën e lojës së tyre.
“Ne nuk ndryshojmë në mënyrën e lojës sonë. Loja e mënyrës tonë është me pasime, me diagonale në thellësi të kundërshtarit. Ne do të luajmë ashtu si gjithmonë dhe nëpërmes kësaj loje ne synojmë ta fitojmë ndeshjen”, tha Sahiti, i cili e drejton Kosovën për shkak se Challandes është testuar pozitiv me COVID-19.
Kjo do të jetë ndeshja e parafundit e Kosovës në Ligën C të Kombeve derisa ka edhe dy ndeshje për të luajtur.
Derisa ata do të luajnë kundër Sllovenisë të dielën, tri ditë më vonë në Prishtinë do ta presin skuadrën e Kombëtares se Moldavisë, me të cilën barazuan në ndeshjen e parë me rezultat 1-1 në Parma të Italisë.
Për Hekuran Kryeziun, mbetja në Ligën C është synim por ai ka thënë se skuadra kosovare nuk ndihet në presion.
“E vërtetë që nuk kemi presion tashmë për vendin e parë. Por, për ne nuk duhet të vihemi në presion, pavarësisht ndeshjeve. Është me rëndësi që të mbetemi në Ligën C të Kombeve”, tha Kryeziu.
Sllovenia prin në vendin e parë në grup me 10 pikë, derisa Greqia është e dyta me 8 pikë. Kosova është në vendin e tretë me dy pikë, një më shumë se Moldavia që është në vendin e fundit. /GazetaExpress/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...