Suad Sahiti është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për miqësoren ndaj Letonisë, e cila do të zhvillohet më 13 nëntor në Mitrovicë.
Mesfushorit Suad Sahiti i kishte munguar dokumentacioni për të debutuar me fanellën e Shpresave të Maqedonisë, dhe kjo sot mund të shihet si fat për Kosovën
Sahiti, 22-vjeçar, me origjinë nga Medvegja, në kohën sa luante për Rabotniqkin e Shkupit, mori ftesë nga trajneri i ekipit U-21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski, për dy ndeshjet kualifikuese të evropianit.
Këto ndeshje u luajtën në mars të vitit të shkuar ndaj Islandës dhe Francës, por Sahiti nuk luajti, pasi nuk arriti të merrte pasaportën e këtij vendi me kohë, shkruan sot Koha Ditore.
Ishte edhe në planet e seleksionuesit të ekipit “A” të Maqedonisë, Igor Angelovski.
Sot, që është grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për miqësoren me Letoninë, më 13 nëntor në Mitrovicë, insiston se nuk ka dashur të bëjë hap të ngutshëm, meqë priste një ftesë nga Kosova.
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...