Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se fitorja ndaj Moldavisë sonte ka qenë shumë e rëndësishme dhe ka ardhur në kohën e duhur për përfaqësuesen.
Kosova triumfoi 1:0 sonte në “Fadil Vokrri” ndaj Moldavisë, duke i dhënë fund serisë të zezë prej dhjetë ndeshjeve pa triumf.
Kosova ka përfunduar në vend të tretë në grupin e vet në Ligën C të Ligës së Kombeve.
“Fitore e rëndësishme, pasi kemi pasur një vit të vështirë dhe ka ardhur në momentin e duhur. Kemi siguruar qëndrimin në ligë, por me rëndësi ka qenë kthimi i vetëbesimit. Është e vështirë që brenda një jave të luajmë tri ndeshje të këtij niveli, duke pasur parasysh mungesat që kishim. Por me rëndësi është se u kthye mentaliteti fitimtar. Mendoj se sot e patë një skuadër të bashkuar, siç ishte edhe ndaj Sllovenisë. Na ka krijuar vështirësi kundërshtari dhe shihet se nuk ka kundërshtar të lehtë. Lëndimi i Rrahmanit na çrregulloj shumë, u detyruam të bënim ndryshimin herët. Stafi mjekësor po merret, nuk besoj se është lëndim serioz, megjithëse Amiri nuk dorëzohet lehtë”, ka thënë Sahiti, që sonte ka qenë kryetrajner i përfaqësueses, pasi seleksionuesi Bernard Challandes, ka munguar pas rezultimit pozitiv me koronavirus./koha.net
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...