Sahiti: Azerbajxhani e anuloi ndeshjen miqësore

10:43 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Trajneri momental i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur për anulimin e ndeshjes miqësore e paraparë të zhvillohet me 2 shkurt në Antalia të Turqisë, ndaj Azerbajxhanit.

Ish sulmuesi i rrezikshëm kosovar ndjehet keq për futbollistët e Superligës, për të cilët kjo ndeshje do të ishte e mirëseardhur.

Por, ai pohoi se përkundër insistimit të FFK-së, kundërshtari ishte kategorik ndeshja mos të zhvillohet.

“Azerbajxhani fillimisht ka qenë insistues që ndeshja të zhvillohet, madje ata morën edhe barrën e organizimit dhe anën financiare të saj”.

“Por, pasi u shortuam me ta, ata ishin kategorik që ndeshja të anulohet”, deklaroi Sahiti.

“Arsyeja që nuk dëshiruan të luajnë është se futbollistët e Kombëtares së tyre shumica janë nga kampionati vendor, andaj nuk deshën të kemi informata rreth mënyrës së lojës që ata aplikojnë”, tha Sahiti.

Të ngjashme