Shqipëria ka mposhtur Gjeorgjinë në Tbilisi me rezultat minimal 0-1.
Trajneri i Gjeorgjisë, Wlliy Sagnol, pas kësaj ndeshje ka deklaruar se ishte i zhgënjyer me lojën dhe rezultatin në fundin e ndeshjes.
“Ndonjëherë pas një dështimi, ne duam të shohim gjithçka negativisht. Nga këndvështrimi im, ne kontrolluam topin dhe patëm disa raste për të shënuar. Sot vendosa një formacion shumë sulmues, sepse kundërshtari e luante topin nga mbrojtja. Mendoj se lojtarët e mi nuk kishin nevojë të mësoheshin me taktikat, por ne gabuam në pasimin e fundit dhe nuk mundëm të shfrytëzonim rastet e shënimit. Jam i zhgënjyer dhe i trishtuar. Shpresoj t’i korrigjojmë gabimet. Jam i zhgënjyer me lojën dhe rezultatin”, tha ai ndër të tjera.
Gjeorgjia pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, pasi u mposht tri ditë më parë nga Ukraina me po të njëjtin rezultat sikur sonte./Arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...