Google ADS

Sadio Mane realizon dy gola të shpejtë për Liverpool-in

18:49 | 20 Shtator 2020
Arbresh Info

Liverpool-i është në epërsinë e dy golave kundër Chelsea-s, ndeshje e cila është duke u zhvilluar në “Stamford Bridge”.

Ishte ylli i “Reds” Sadio Mane që në minutat 50-të dhe 54-të ‘tundi’ portën e skuadrës së Frank Lampard-it, shkruan portali arbresh.info.

Një aksion shumë i bukur nga mysafirët, bëri që Roberto Firmino të asistoi për senegalezin, i cili me kokë ndëshkoi skuadrën kundërshtare.

Kurse, pas katër minutave ishte përsëri Mane që dyfishoi shifrat pas një gabimi trashanik të portierit Kepa Arrizabalaga, i cili ia fali topin.

Kujtojmë se “Blutë” momentalisht janë me 10 lojtarë në fushë, ngase Christensen është ndëshkuar me të kuq në pjesën e parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme