Sadio Mane e ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëlojtarin Mohamed Salah.
Reprezentuesi senegalez shpërtheu pas zëvendësimit ndaj Burnleyt në muajin ngushtë për shkak se ishte tepër i zemëruar që Salah nuk pasoi topin te ai, transmeton portali arbresh.info.
Por, Mane insiston se pavarësisht se ka probleme, është ende kënaqësi të luash me Salahn.
“Ai është një golashënues i çmendur dhe një lojtar i jashtëzakonshëm që mund të bëjë gjithçka”, ka thënë Mane për Salahn gjatë një interviste për France Football.
“Ne kemi pasur nganjëherë mosmarrëveshjet tona, por vazhdon të jetë kënaqësi e madhe për të luajtur me të sepse e kam një ndjejë se luajmë të njëjtin lloj futbolli”
Të dy lojtarët janë duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Genkut në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e sotme (e martë)./arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...