Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka mohuar pretendimet se ka rënë dakord t’i bashkohet Zinedine Zidanes në Real Madrid pas finales së Ligës së Kampionëve.
Mane ka hedhur poshtë lidhjet e vazhdueshme për transferim në Real Madrid duke insistuar se është i lumtur që luan te skuadra e Liverpoolit e cila “ka mposhtur skuadra të mëdha”, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Senegalit raportohet të jetë shënjestër e një projekti rindërtues të Zinedine Zidanes në Bernabeu për një kohë të gjatë.
Megjithatë, Mane – i cili është njëri nga golashënuesit më të mirë në Premierë Ligë me 22 gola – është duke u fokusuar në finalen e së shtunës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Tottenhamit në Madrid.
“Jam gjithmonë pjesë e futbollit, prandaj ne duhet të përballemi me të por për mua gjëja më e rëndësishme është Liverpooli dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë ai ndaj spekulimeve./arbresh.info/
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...