Ylli i Bayern Munichut, Sadio Mane thuhet se e ka goditur me grusht në fytyrë shokun e tij të skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes së gjigantëve gjermanë në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt të martën mbrëma.
Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Mane mendohet se ka pasur probleme me mënyrën se si gjermani foli me të gjatë asaj që doli të ishte një ndeshje e turpshme për skuadrën e Thomas Tuchel.
Sipas informacioneve të BILD, pas fishkëllimës së fundit ka pasur një diskutim të shkurtër dhe me zë të lartë në dhomën e zhveshjes.
Thuhet se Mane është ankuar për mënyrën se si i foli Sane dhe se ai ka sulmuar shokun e skuadrës dhe e ka goditur në fytyrë.
Mane erdhi nga Liverpooli në verë si superyll dhe ka kontratë deri në vitin 2025, por nuk ka arritur ta gjej vetën në Gjermani./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...