Sadio Mane është futbollisti i radhës që do të tranferohet në Arabinë Saudite. Sulmuesi senegalez u përball me vështirësi të shumta në sezonin e parë në Bundesliga te Bayern Munchen.
Kampionët e Gjermanisë e kanë nxjerrë në merkato 31-vjeçarin afrikan, edhe për shkak të pagës së madhe sezonale që përfiton (17 milionë euro).
Minimalisht 20 milionë euro kërkojnë bavarezët për kartonin e yllit të kombëtares së Senegalit. Shumë që Al-Nassr nuk e ka aspak problem ta paguajë.
Drejtuesit e klubit saudit kanë nisur bisedimet me agjentin e Mane, dhe akordi final është afër. Ish-sulmuesi i Liverpoolit është bindur të largohet nga futbolli europian.
Burime pranë lojtarit theksojnë se goleadori afrikan ka pranuar të transferohet tek ekipi i Cristiano Ronaldos.
Mane pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Al-Nassr, nga e cila do të përfitojë rreth 25 milionë euro në sezon.
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian