E ardhmja e Armando Sadikut me shumë gjasa do të jetë në ligën e parë turke.
Mediat e këtij vendi raportojnë se është arritur akordi mes bomberit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Samsunspor që këtë vit u ngjit në kategorinë e dytë të futbollit turk dhe synon rikthimin e menjëhershëm në elitë aty ku luante para disa vitesh.
Mediat në Turqi e bëjnë fakt të kryer transferimin e Sadikut me parametër zero te Samsunspor.
Në ligën e parë turke Sadiku do të ketë si rival shokun e tij në kombëtare Sokol Cikalleshi që luan me Akhisarspor por edhe Gentian Selmanin e David Domgjonin që aktivizohen te Menemenspor.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...