Armando Sadiku ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Sulmuesi 26-vjeçar ka pranuar se përballja si mysafirë me Përfaqësuesen e Spanjës do të jetë shumë e vështirë për shkak të klasit që janë lojtarët e tyre, por beson nëse punojnë të gjithë së bashku si grup mund të marrin rezultat nga kjo ndeshje, shkruan portali arbresh.info.
“Normal që janë lojtarë që i përkasin një klasi tjetër. Për atë që e bëjnë, luajnë për ekipet më të mira në botë. Edhe ne për këtë i respektojmë”, ka thënë fillimisht Sadiku.
“Unë ndeshjen e parë e kam parë nga televizioni, nuk kam qenë, por besoj që do të jetë e vështirë si të prekësh topin, si në duele, si në të gjitha gjërat do të jetë pak e vështirë”
“Megjithatë, nëse ne e tregojmë vetën siç e kemi treguar në evropian, siç e treguam me Izraelin, e kemi treguar vetën se ne gjithmonë me ekipe të mëdha shtrëngohemi dhe luajmë më mirë gjithë si skuadër dhe të gjithë si grup mund të bëjmë mirë”
“Nëse mendojmë të bëjë diçka individualisht secili nga ne atëherë gabohemi. Ne të gjithë e dimë se kemi bërë ndeshje shumë të mira kundër ekipeve të forta dhe do t’ia dalim edhe këtë herë”
Kombëtarja Shqiptare luan ndeshjen kundër Spanjës në stadiumin Jose Rico Perez më 6 tetor, tri ditë para përballjes si nikoqir me Italinë në Loro Boriçi./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit