Sadiku stërvitet me maskë në fytyrë

17:56 | 7 Mars 2018
Arbresh Info

Armando Sadiku ka pësuar një lëndim gjatë takimit mes Levantes dhe Espanyolit.

Reprezentuesi shqiptar kishte pësuar një lëndim të rëndë në hundë pas përplasjes me portierin e klubit katalunas, Diego Lopez dhe si pasojë e kësaj është dashur të bëj një ndërhyrje kirurgjike.

Por, sulmuesi i Levantes do të jetë i gatshëm për takimin e së dielës kundër Getafes në kuadër të La Ligas.

Të hënën pushoi ndërsa dje është stërvitur veçmas grupit, për të evituar kontaktin fizik me shokët e skuadrës.

Megjithatë, lojtari është stërvitur sot me ekipin nën urdhrat e trajnerit Pako Lopez, por duke mbajtur një maskë në fytyrë, që do ta mbrojë në rast përplasjesh me kundërshtarët.

Kjo nuk është hera e parë që do ta shohim lojtarin me maskë pasi që edhe para një viti ka pasur disa paraqitje në këtë formë shkaku i një intervenimi kirurgjik në hundë gjatë kohës sa ishte lojtari i skuadrës zvicerane Lugano.

Ndryshe, Sadiku ka debutuar gjatë javës së kaluar në ligën e elitare spanjolle pas transferimit gjatë afatit kalimtar të janarit.

https://twitter.com/LevanteUD/status/971327922383532032

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme