Sadiku: Ndaj Italisë, loja do të jetë e jona

20:38 | 23 Mars 2017
Arbresh Info

Armando Sadiku ka paralajmëruar “Azzurrët” se loja e nesërme do të jetë e Shqipërisë.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në një postim  në rrjetin social Facebook ka shkruar se ndeshje e nesërme në Palermo ndaj Italisë do të jetë e “Kuqezinjve”, shkruan portali arbresh.info.

“Ne jetojmë për këto raste si ajo kundër Italisë nesër – me energji, përkushtim dhe përqendrim, loja do të jetë e jona”, paralajmëron Sadiku.

Skuadra e Gianni De Biasit do të zhvillojë ndeshjen e pestë në kuadër të eliminatorëve në Kampionatin Botëror kundër Italisë në stadiumin ‘Renzo Barbera’./arbresh.info

https://www.facebook.com/sadikuarmando/posts/1411335942239436

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme