Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e sapoardhur, Christian Panucci, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi elbasanas e vlerësoi këtë grumbullim të gjatë, si një mundësi e mirë njohjeje me trajnerin dhe idetë e tij.
“Është një trajner shumë serioz, i shikon gjërat në detaje. Stërvitjen e bën profesionale. Ne jemi përkushtuar 100% për të zbatuar detyrat që na ka dhënë”, tha Sadiku.
“Mendoj që edhe ai ka futur një frymë të re tek ekipi dhe mendoj që edhe për të kanë qenë perfekte këto ditë, pasi ka pasur më shumë mundësi të na njohë”, shtoi elbasanasi i kuqezinjve.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...