Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, foli pas dy golave ndaj Turqisë se sa bukur funksionon me Odise Roshin.
Ai asistoi edhe te goli i tretë i shënuar nga Eros Grezda, për të cilin nuk mungoi lëvdata në fund.
“Në lojë hyj me besim për të shënuar dhe ndjej që mund të shënoj gol. Kur futem në fushë e përgatis ndeshjen sipas mënyrës time. Kam besim se do të shënoj gjithmonë. Është normale për një sulmues”, u shpreh Sadiku.
“Mes meje dhe Odise Roshit funksionon. Me Roshin kam një miqësi të mirë, si brenda dhe jashtë fushe. Ia dimë kualitetin njëri-tjetrit”.
“Roshi ka një veti që është i shpejtë dhe kërkon të driblojë mbrojtësin e tij. Unë ia di lojën dhe i shkoj pas tij e mbrojtësve, që të marr mundësinë për të shënuar gol, sepse Odiseja po dribloi do të më kërkojë mua të më japë topin”.
“Jam shumë i lumtur që në ekipin kombëtar kam lojtarë si Roshi e Grezda, që mund të më japin topa, që unë t’i kthej në gol”, përfundoi Sadiku.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë