Levante u mund në derbi nga skuadra e Valencias, ndërkohë sulmuesi i ri i ekipit të La Ligas, bomberi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku, nuk u grumbullua as në këtë sfidë.
Ndërkohë që debutimi i tij pritej që në ndeshjen e parë ndaj Realit të Madritit, të gjithë u habitën kur emrin e Sadikut nuk e gjetën as në listën e të grumbulluarëve për ndeshjen që Levante luajti kundër Valencias.
Telesport kontaktoi me sulmuesin kuq e zi për të mësuar më shumë rreth situatës së krijuar.
Armando Sadiku tha shkurtimisht për Telesport se “vonesa e debutimit ka ardhur për shkak të një dëmtimi, që do vonojë edhe për dhjetë ditë të tjera debutimin me ekipin e Levantes”-tha Sadiku
Sulmuesi kuq e zi ishte një nga transferimet më të bujshme të lojtarëve të kombëtares shqiptare gjatë afatit të janarit.
Ai kaloi nga skuadra e Legias së Varshavës ku luajti për gjysmësezoni te skuadra e Levantes vetëm në ditët e fundit të merkatos së muajit janar.
Levante e bleu sulmuesin shqiptar për 1 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë, që e mban të lidhur me ekipin spanjoll për dy vite e gjysmë.
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, i cili do të ketë fatin të luajë në një prej kampionateve më të fortë në Evropë dhe padyshim kundër dy lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave si Cristiano Ronaldo i Real Madrid dhe Lionel Messi i Barcelonës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...