Google ADS

Sadiku i jep kritika Berishës për foton me Haalandin: Kjo s’bën me ndodh, reflektoni të gjithë

08:15 | 8 Qershor 2024
E.K

Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, e ka kritikuar mesfushorin e kombëtares së Kosovës, Valon Berishën, pas publikimit të një fotografie nga ky i fundit me sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.

Sadiku tha se pas humbjes turpëruese që e pësoi Kosova nga Norvegjia, Berisha ka postuar në rrjetin social “Instagram”, një fotografi me Haalandin, ku sipas tij, Berisha shihet i lumtur pranë Haalandit dhe se publikisht e quan hero.

“’Heroi i hat-trickut, yes, ti shok. Kujdesu për veten vlla. Deri herën tjetër ’ ka shkruar Berisha. Edhe pse mund të jenë miq mes vete, ky mesazh nuk bën me u publiku, sidomos kur humbim në atë mënyrë”.

“Pas humbjes 3-0 me shtetin tënd, shikuesi apo tifozi s’bën me të pa duke qeshur, e lëre më duke ngritur në qiell njeriun që t’i ka shënu 3 gola”, shkroi Sadiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Sadiku tha se një gjë e tillë, si kjo e Berishës, nuk bën të ndodh, pasi tha se askush pas ndeshjes nuk doli të marrë përgjegjësi për humbjen 3-0 nga Norvegjia.

“Kjo s’bën me ndodh, sepse askush nuk foli për media pas humbjes 3-0. Kjo s’bën me ndodh, sepse asnjë lojtar nuk doli publikisht me shpreh keqardhje bile në rrjetin e tij social pas humbjes 3-0”.

“Kjo s’bën me ndodh, sepse Federata në vend se me detyru trajnerin të jap sqarime për media për humbjen 3-0, i ndihmon atij të ik nga përgjegjësia, duke e toleruar të mos prononcohet”, tha Sadiku.

Ai i bëri thirrje të gjithëve në kombëtaren e Kosovës që të reflektojnë e të gëzohen kur fitojnë, e jo kur të humbin.

Të ngjashme