Armando Sadiku ka qenë njëri nga dy lojtarët e përzgjedhur (së bashku me Ardian Ismajlin) nga trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja për të dalë në konferencën e radhës për shtyp të kuqezinjve, të cilët janë të grumbulluar në Durrës.
Gjatë konferencës, Sadiku ka folur për shumë tema, duke u ndalur te trajneri i ri, te forma e tij aktuale dhe tek e ardhmja në nivel klubesh.
“Trajneri ka punuar në stërvitje skemën që duhet praktikuar ndaj Islandës, 3-5-2. Ishte stërvitje intensive. Duket që i pëlqen të qëndrojë në fushë dhe t’i japë këshilla çdo futbollisti në çdo rol dhe i pëlqejnë edhe opinionet tona. Kjo është pozitive për ne”, ka thënë ai lidhur me të rejat që i ka sjellë Reja, transmeton SuperSport.
“Fatmirësisht kemi shumë kohë deri ditën e ndeshjes së parë me Islandën. Gjithsecili duhet ta përgatisë veten deri ditën e ndeshjes. Kjo është pozitive. Sa i përket titullar, dje ishte dita e parë, sot e dyta. Akoma nuk e di, trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij”.
“Gjithmonë jam munduar të jap më të mirën: si në klub, ashtu edhe në kombëtare. Siç shënova në Andorra, edhe pse nuk isha në formën optimale. Luajta dhe shënova. Gjithmonë përpiqem të shënoj. Dua të jem deciziv siç kam qenë edhe më përpara”, ka thënë më tej.
Sa i përket të ardhmes së tij, Sadiku është shprehur: “Kam dy vjet ende me Levanten në kontratë. Isha në huazim te Lugano, sepse vija nga një dëmtim i rëndësishëm. Për fat e përfundova me sukses te Lugano, pasi shkuam në Ligën e Evropës. Tani në korrik kthehem te Levante dhe do të nis grumbullimin atje”.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...