Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku gjatë ditës së sotme ka kompletuar transferimin e tij te skuadra spanjolle, Levante.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Armando Sadiku ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë që të luajë në një kampionat elitar si La Liga.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shokët e mi të skuadrës janë djem vërtet të mirë dhe më ndihmuan shumë në stërvitjen time të parë me skuadrën. Për mua është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Jam shumë i lumtur për mundësinë që Levante më dha për të luajtur në La Liga. I kam ndjekur disa ndeshje të Levantes dhe besoj se mund të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku”, tha Armando Sadiku, futbollist i Levantes.
Te Levante, Sadiku do të luajë së bashku me Enis Bardhin, futbollist shqiptar nga Maqedonia.
“Është një djalë shumë i mirë, me të cilin flas shqip dhe mund të më ndihmojë shumë këto ditë të para këtu. Një përshëndetje edhe për të gjithë tifozët tanë dhe Forca Levante”, deklaroi më tej Sadiku.
Këtë fundjavë, Levante do të presë Realin e Madridit dhe për Sadikun duket se është rezervuar menjëhere përballja me Cristiano Ronaldon, pritet vetëm konfirmimi i debutimit të tij.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...