Igli Tare i dha fund aventurës së tij te Lazio verën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Sarri, teksa presidenti Lotito në fund vendosi të mbajë trajnerin italian.
Për këtë çështje ka folur edhe ish-drejtori sportiv i Romës e Interit, Walter Sabatini, i cili ka vlerësuar jo pak shqiptarin, teksa ka quajtur paradoksal faktin që një trajner të vendosë mbi stafin drejtues.
“Tare vendoste shumë në ambientin e Lazio, pasi kishte një fizik për t’u admiruar dhe gjithashtu një intelekt të zhvilluar. Më besoni që në futboll është shumë e rëndësishme edhe paraqitja fizike, pasi i shikon lojtarët nga lart dhe të jep shumë më tepër autoritet. Tare ishte një intelektual dhe dominues, ndaj prania e tij do t’i jepte shumë ndihmë trajnerit. Nuk i di debatet mes tij dhe Sarrit, por më duket e palogjikshme që një trajner të vendosë fatin e drejtorit sportiv”, u shpreh Sabatini.
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot