Google ADS

Saarbrucken skuadra nga Liga e Tretë që po bën befasi në Kupën e Gjermanisë

08:34 | 7 Dhjetor 2023
D.H

DFB Pokal ka vazhduar me befasitë edhe këtë raund.

Sfidat e 1/8 të finales janë zhvilluar këtë mesjavë, në Kupën e Gjermanisë, shkruan Arbresh.info.

Saarbrucken është skuadra nga niveli i tretë i Ligës së Gjermanisë, që ka arritur kulminacionin në Kupën e Gjermanisë.

Ata arritën të mposhtin një tjetër ekip të Bundesligës, pasi mposhtën Bayern Munich me rezultat 2-1, në raundin e 1/16 së finales.

Viktima e radhës e Saarbrucken ishte Frankfurti.

Saarbrucken mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0, duke eliminuar nga kupa e Gjermanisë.

Tani më ata janë në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Gjermanisë dhe presin shortin për çerekfinale./arbresh.info/

Të ngjashme