Në shikim të parë ndeshja mes Eibar dhe Real Valladolid, mund të duket që nuk do të qojë shumë peshë, por realisht aty ka shumë para në lojë, pasi klubet paguhen në fund të sezonit sipas vendeve në tabelën e La Liga Santander.
Logjikisht, shumica e parave shkojnë për klubet që janë në krye, ndërsa ka dallime të mëdha me pjesën e mesme të renditjes.
Për shembull, diferenca midis vendit të shtatë dhe të nëntë mund të jetë tetë milionë euro.
Gazetari për financa në futbollit, Roberto Bayon, ka vlerësuar se sa para marrin secili klub fal pozicionit në tabelë.
Një pjesë e parave për çdo klub janë fikse, ndërsa pjesa tjetër varet të drejtat e TV-së.
Bayon i ka llogaritur shumat që do të marrin sipas pozicionit në ligë.
Shuma sa merr secila pozitë në La Liga
Shifrat e postuara nga ai, sipas burimeve brenda La Ligas e kanë konfirmuar për MARCA se kjo tabelë dhe koncepti i përgjithshëm është i vlefshëm për sa i përket pozicionimit në kmapionat.
Sipas gazetarit Bayon, përfundimi në një ose dy vendeve më lartë, mund të ishte shumë i rëndësishëm në këto kohë të vështira financiare për klubet./telegrafi
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga ...
Zeqiri ndan mirënjohje dhe dhurata për punën e Policisë së K...
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove
Sara-Fitimit: Provoje humorin se loja me pëlqimin për mua nu...
Aktiviteti filantropik i ish-Presidentit Carter