Sa kushton superylli Cristiano Ronaldo?

17:05 | 16 Qershor 2017
Arbresh Info

Raporte të ndryshme nga mediat në Portugali pretendojnë që sulmuesi 32-vjeçar është i vendosur për tu larguar këtë verë, por sa është shuma që kërkohet për të nënshkruar me të dhe kush mund ta përballojë këtë?

Lajmi që Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi ka tronditur të gjithë Spanjën. Bazuar në gazetën e përditshme portugeze ‘A Bola’, Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madridi dhe gazeta e përshkruan vendimin si të “pakthyeshëm”.

Fituesi i Topit të Artë për të katërtën herë është duke shijuar sezonin e tij më të mirë në karrierë qysh pas transferimit te ‘Los Blancos’, pasi i ka ndihmuar klubit të tij të fitoj titullin e parë në ligë që nga sezoni 2011-12 dhe gjithashtu ka siguruar kurorën e tretë në Ligë të Kampionëve brenda katër sezoneve. Golat e tij në rrugën drejt dy trofeve e bëjnë atë padyshim favorit për të fituar Topin e Artë të pestë vonë gjatë këtij viti.

Megjithatë, jashtë fushës, portugezi është akuzuar që i është shmangur shumës prej 14.7 milionë euro në taksa dhe duket që është mungesa e mbështetjes nga klubi i tij që gjendet prapa vendimit për tu larguar nga Madridi, shkruan ‘Goal’, transmeton portali arbresh.info.

cristiano-ronaldo-real-madrid1

Klauzola e lëshimit të Ronaldos është e papërballueshme dhe prek shifrën prej 1 miliardë euro pasi portugezi vazhdoi kontratën nëntorin e vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info. Marrëveshja supozohej se do ta mbante Cristiano Ronaldon në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021 dhe ai madje iu tregoi mediave në Madrid që kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të rinovojë kontratën me skuadrën spanjolle.

Kjo shifër është thuajse 10 herë më e madhe se shuma që Manchester United pagoi për Paul Pogban verën e kaluar duke thyer rekord botëror në transferime dhe asnjë klub nuk do të jetë në gjendje të ofrojë të holla aq të mëdha pa thyer rregulloren në ‘FFA’.

Në moshën 32-vjeçare, vlera e vërtetë e Ronaldos do të ishte sigurisht shumë më pak, megjithëse ish sulmuesi i Manchester United arriti të shënojë në përgjithësi 10 gola në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve duke vërtetuar që është ende në një nivel mahnitës.

‘A Bola’ pretendoi një javë më parë që një klub ka ofruar 180 milionë euro për Ronaldon dhe kjo shifër duket të jetë më reale, megjithëse Madridi do të dëshironte një shumë më të madhe për golashënuesin më të mirë në historinë e skuadrës së tyre, transmeton portali arbresh.info.

cristiano-ronaldo-real-madrid3

United është njëri nga klubet që mund të përballoj transferimin e Ronaldos, ndonëse raportet e lojtarit me trajneri Jose Mourinho në sezonin e tij të fundit në Madrid mund të vështirësojnë një transferim të tillë.

Paris Saint Germain është përmendur si një destinacion i mundshëm për portugezin pasi gjiganti francez dëshiron të rikthehet sërish në krye pasi humbi titullin në ligë ndaj Monacos sezonin e kaluar dhe është e vendosur për të vërtetuar vetën si një forcë të Evropës. Transferimi në Kinë është një alternativë tjetër për sulmuesin e lindur në Madeira.

Sidoqoftë, Real Madridi ka refuzuar për të dhënë ndonjë koment dhe derisa Roanldo vazhdon të jetë në Rusi për Kupë të Konfederatave me Portugalinë, kjo storje do të vazhdoj të përflitet edhe gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme./arbresh.info

Analizë nga Goal [Alberto Pinero dhe Ben Hayward]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme