Gjyqtarët janë ata që pranojnë më së shumti kritika dhe fyerje në një ndeshje të futbollit.
Viteve të fundit, në Premierligë, ata kanë qenë cak i shumë kritikave, nga trajnerë të ndryshëm të shumë skuadrave.
Premierliga është një prej ligave në Evropë që akoma nuk ka vendosur që ta aplikojë VAR-in.
Sigurisht se në këtë mënyrë, puna dhe presioni bëhen edhe më të papërballueshme për gjyqtarët e ligës.
Por, sa janë pagat e gjyqtarëve në futbollin anglez? Më poshtë lajmi.net ua përcjell shifrat, të publikuara nga ‘Goal’.
Në Premierligë, gjyqtarët paguhen me paga mujore, me disa bonuse. Në Premierligë, një gjyqtar mund të fitojë rreth 80 mijë euro në vit.
Mesatarja e fitimeve shkon nga 38 mijë deri në 42 mijë funte në vit, gjithë kjo bazuar në eksperiencën e gjyqtarëve. Ata paguhen afërsisht 1150 funte për ndeshje.
Gjyqtarët e ‘Championship’ paguhen përafërsisht njësoj në pagat bazë, por ata paguhen vetëm 600 funte për ndeshje.
Por, si qëndron puna e pagave të gjyqtarëve jashtë kufijve të Britanisë së Madhe? Në top pesë ligat evropiane, gjyqtarët duket se fitojnë diçka më shumë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell tabelën me vendet dhe pagat e gjyqtarëve, publikuar nga ‘Goal’.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...