Klubet e futbollit përfitojnë një tarifë ditore nga FIFA për futbollistët që marrin pjesë në Kupën e Botës.
Për edicionin e këtij viti, FIFA vetëm për fazën e grupeve u ka akorduar 384 klubeve një shifër prej 150 milionë eurosh. Sipas përllogaritjeve të kryera, pjesa më e madhe e kësa shifre shkon për ekipet e Ligës Spanjolle, për të cilën përfituesi më i madh është pikërisht Reali i Madridit.
FIFA u paguan klubeve 7236 euro në ditë për çdo futbollist pjesëmarrës në Kupën e Botës. Pagesa ka filluar në 31 maj dhe do të ndërpritet një ditë pas finales së evenimentit. Nëse një lojtar i Kupës së Botës ka ndërruar klub më shumë se 1 herë nga 2016 e deri tani, ekipet e mëparshme të tij do të marrin 1/3 e pagës së akorduar.
Reali i Madridit do të përfitojë 3.35 milionë euro. “Blancos” ndiqen në këtë pikë nga kampionët e Anglisë të Manchester City me 3.2 milionë euro. Barcelona përfiton nga Messi, Iniesta e të tjerët 2.7 milionë euro nga FIFA.
Po të kthehemi te kampionatet: Premier League përfiton në total 27.41 milionë euro deri në fundin e fazës së grupeve. Përfitime sigurojnë edhe klubet italiane, pavarësisht se Italia nuk është në Kupën e Botës. Kështu, Juventus e ekipe të tjerë të Serisë A, marrin nga FIFA për lojtarët e tyre 12.68 milionë euro, duke lënë pas Ligue 1 në Francë me 12.29 milionë euro.
Surprizën në këtë pikë e bën liga e Arabisë Saudite, e renditur në vendin e 8, ekipet e së cilës sigurojnë 5.3 milionë euro.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...