Lionel Messi është bërë sot (e shtunë) baba për të tretën herë.
Ylli argjentinas ka lënë pas në minutën e fundit ndeshjen e Barcelonës të këtij vikendi për shkak të gruas së tij Antonella Roccuzzo, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona njoftoi në rrjetin social Twitter se sulmuesi 30-vjeçar nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së tyre në La Liga kundër Malagas. Ata kanë cituar “çështjet personale” si një arsyeja për mungesën e tij duke shtuar se Yerry Mina do të zë vendin e tij.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/972401648558641153
Kur është martuar Messi me Antonella Roccuzzon?
Messi ka qenë në lidhje me Antonella Roccizzp që kur ishte 20 vjeçar, por ata kanë njohur njëri-tjetrin që nga mosha pesë vjeçare.
Dyshja janë martuar në një hotel luksoz në Rosario para 260 mysafirëve të ftuar më 30 qershor të vitit 2017.
Sa fëmijë ka Lionel Messi?
Dyshja tani kanë së bashku tre fëmijë pasi më 10 mars (sot) mirëpriten në këtë botë Ciro-n.
Fëmija i tyre i parë, Thiago, ishte lindur në vitin 2012 dhe Mateo erdhi pas tij në vitin 2015.
Për të njoftuar në atë kohë se e dashura e tij ishte shtatzënë për herë të parë, Messi kishte vendosur topin nën fanellën e tij pas golit të realizuar në fitoren 4 me 0 të Argjentinës kundër Ekuadorit.
Ai konfirmoi se ata janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë përmes një postimi në Facebook në prill të vitit 2015.
Më 15 tetor të 2017-ës, Roccuzzo njoftoi se ajo ishte sërish shtatzënë përmes një postimi ku shkroi “një familje pesë anëtaresh”./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...