Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për rezultatet e arritura deri më tani nga përzgjedhësi gjerman Franco Foda.
Foda u emërua në krye të Kosovës në shkurt të këtij viti dhe deri më tani ka udhëhequr ‘Dardanët’ në 9 ndeshje, ku nga këto ka arritur 5 fitore dhe 4 humbje.
“Po, jemi të kënaqur domethënë, jashtëzakonisht jemi të kënaqur me Franco Fodën sepse ka krijuar një standard domethënë shihet kjo. Ka barazu lojtar dhe tash mund të them që i kemi 27-28 lojtarë që kanë luajt që mund të luajnë për kombëtaren, nuk po e them që të barabartë sepse nuk ka asnjëherë të barabartë, por të përafërt janë dhe të nivelit reprezentativ e kombëtar janë. Lojtarët kanë qenë stabil dihet Muriqi domethënë që është pjesa gjigante e një sulmuesi. Rrahmani dihet që është stabil jashtëzakonisht si gjithmonë. Më vjen mirë që kemi fituar një futbollist të jashtëzakonisht të mirë Dellovën që na është dashur në atë pozicion”, tha Ademi në podcastin “Arena e Yjeve”.
Sa i përket lojtarit që i ka lënë më së shumti përshtypje, Ademi tha se ai është padyshim Edon Zhegrova.
“Mund të them se përshtypje më së shumti ka lënë me gjithë karakterin e tij si futbollist Edon Zhegrova i cili realisht ka shpërthyer këtë vit”, ka thënë Ademi mes tjerash.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...