Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho u shfaq i lumtur dhe optimist pas ndeshjes miqësore me Bullgarinë që u fitua me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë.
Sylvinho tha se është skuadra po tregon se jep gjithçka në fushë, pavarësisht nëse është ndeshje zyrtare apo miqësore.
“Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët. Do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre. Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion”, tha Sylvinho. /euronews.al/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...