Google ADS

Ryan Giggs i tregon Mourinhos si ta përdor Paul Pogba

16:59 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ryan Giggs ka deklaruar se Jose Mourinho duhet që Paul Pogba ta vendos ndërmjet Nemanja Maticit dhe Ander Herreras.

Që nga rikthimi i tij nga Juventusi në Old Trafford, Paul Pogba ende nuk e di pozitën e tij më të mirë në skuadrën e Jose Mourinhos.

Ai në këtë sezon edhe pse ka bërë 11 asistme dhe shënuar gjashtë gola, vazhdon të kritikohet për paraqitjet e tij në fanellën e djajve të kuq.

Pogba u kritikua ashpër për paraqitjen e tij në humbjen 2 me 0 ndaj Tottenhamit në Wembley, të mërkurën e kaluar dhe si rezultat i asaj paraqitjes ai nuk startoi në vikend ndaj Huddersfieldit.

Legjenda e klubit, Ryan Giggs, beson se Mourinho do të nxirrte më të mirën e francezit nëse ai do të luante në mesfushë me dyshen Matic dhe Herrera.

“Pa asnjë pikë dyshimi se sulmuesit e Manchester United janë të gatshëm të fitojnë Premierligën sezonin e ardhshëm. Ata kanë shpejtësi, gola, eksperiencë, që e bëjnë një top sulm. Unë do të them se sulmi i United është po aq i mirë sa i Cityt, po dallimi është mënyra e lojës, me Kevin De Bruyne dhe David Silva që luajnë vazhdimisht pas treshes së sulmit”, tha trajneri i Uellsit për Sky Sports, transmeton arbresh.info.

“United ka Paul Pogba i cili potencialisht mund të jeta aq i mirë sa ata, por Nemanja Matic është më shumë defanziv, pra City ka një avantazh kreativitetin. Një nga ndeshjet më të mirë të Pogbas, ishte fitorja ndaj Evertonit (2-0) më 1 janar, kur ai ishte në të majtë të Matic – një pozitë që luante te Juventusi dhe në të djathtë isthe Ander Herrera. Unë mendoj se ajo pozitë në të majtë të mesfushës, është ku ai mund të jetë më i mirë”, shtoi Giggs.

“Do të dëshiroja të shihja në sistemin 4-3-3, Matic në pozitën defanzive, Herrera në të djathtë dhe Pogba në të majtë dhe me një sulm të cilët do të shkëlqenin me kreativitetin e mesfushës”, përfundoi legjenda e klubit

.

Pogba pritet të rikthehet në formacionin startues ndaj Newcastle në kuadër të Premierligës. /arbresh.info/

Të ngjashme