Google ADS

Ryad Mahrez trondit Leicesterin, kërkon të largohet

17:59 | 30 Maj 2017
Arbresh Info

Riyad Mahrez ka tronditur Leicester Cityn duke kërkuar të largohet nga klubi.

Mahrez ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “tani është koha e duhur për largim” nga Leicester City, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari, i cili ka ngjallur interesim nga klubet në Premierë Ligë dhe ato jashtë saj, ka kërkuar nga Leicesteri të pranojë ofertat që përmbushin vlerën e tij.

“Mbi gjithë respektin e madh dhe admirimin që kam për Leicester Cityn, dua të jem plotësisht i hapur dhe transparent se tani kam informuar klubin se e ndjejë që tani është koha të largohet”, ka deklaruar Mahrez.

Mahrez nënshkroi kontratë tri vjeçare verën e vitit të kaluar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme