Rusia tashmë zyrtarisht është e përjashtuar nga Kupa e Botës “Qatar 2022”.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, (CAS) ka bërë të ditur se Federata e Futbollit të Rusisë zyrtarisht ka tërhequr ankesën e tyre në drejtim të shtëpisë më së madhe të futbollit, FIFA, poashtu edhe shoqatave të futbollit të Polonisë Suedisë dhe Republikës Çeke.
FIFA dhe organi qeverisës evropian UEFA vendosën së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja në kompeticionet e tyre deri në një njoftim të mëtejshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka thënë se procedura doemos do të ndërpritet së shpejti.
Rusia e cila tashmë është duke kryer vrasje masive në Ukrainë, ka paraqitur poashtu ankesa të ndryshme, ku ka kërkuar heqjen e ndalimeve nga gjimnastika ndërkombëtare.
Disa shoqata kombëtare të futbollit njoftuan se nuk do të luajnë kundër Rusisë në vazhdën e pushtimit të saj në Ukrainë, duke përfshirë ato të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke.
CAS kishte mbështetur gjithashtu ndalimin e UEFA-s për skuadrat ruse që merrnin pjesë në garat e saj për kohëzgjatjen e procedurave të saj. / arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...