Autoritetet ruse kanë rritur dhe më tëj gatishmërinë në zonat kufitare me Ukrainën, pas shtimit të sulmeve brenda territorit rus gjatë javëve të fundit.
Për këtë arsye, guvernatorët e provincave Kursk dhe Belgorod kanë vendosur të shpërndajnë armë për banorët e këtyre zonave dhe të krijojnë grupime ushtarake me qëllim për t’u mbrojtur.
“Prej kohësh, ne po merremi me çështjen e furnizimit me armë të milicive vullnetare. Sot, mund të them grupi i parë mbërriti në bazë. Në të ardhmen e afërt do të rrisim numrin e armëve deri në 300”, tha zyrtari Starovoit.
Për këtë çështje reagoi dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i cili iu tha gazetarëve se masat ishin të nevojshme për shkak të sulmeve nga territori i Ukrainës.
Provincat ruse në kufi me Ukrainën kanë përjetuar një rritje të sulmeve me dronë për disa muaj. Gjatë ditëve të fundit dronët e ushtrisë ukrainase kanë arritur deri në Moskë, ku kanë goditur dhe disa ndërtesa.
Po ashtu në zonat kufitare kanë nisur të grupohen dhe grupe rebele rusësh të cilët tashmë po punojnë për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti./A2CNN
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta