Rusia e ka marrë fitoren e parë në Kampionatin Evropian, pasi e mundi 1-0 Finlandën. Kështu, pas dy ndeshjeve, tani kanë tri skuadra nga tri pikë, natyrisht Belgjika ende s’ka luajtur sfidën e dytë me Danimarkën dhe ka shansin e vetme të shkojë në gjashtë.
Ndeshjet e “Euro 2020” vazhdojnë të dhurojnë spektakël për fansat gjithë botën.
Nga ora 15:00, u zhvillua ndeshja e dytë në Grupin B mes Finlandës dhe Rusisë, ku fituan këta të fundit me rezultatin minimal 1-0.
Rusia u tregua më bindëse se Danimarka në ndeshjen që u zhvillua në Shën Petersburg, duke rrëmbyer në fund pikët e plota.
Aleksey Miranchuk shënoi golin e fitores për Finlandën në minutën e 45-të, në fund të pjesës së parë.
Ylli i Atalantës e mposhti portierin finlandez me një goditje mjeshtërore pas një kombinimi fantastik të rusëve.
Kështu, Rusia tani ka shkuar në kuotën e tri pikëve, aq sa ka Finlanda, por edhe Belgjika, që të enjten përballet me Danimarkën.
“Euro 2020” vazhdon me ndeshje interesantë, pasi nga ora 18:00 dhe 21:00 luajnë sfidat e dyta skuadrat e Grupit A, përfshirë edhe Zvicrën e shqiptarëve.
Nga ora 18:00 luhet Uells – Turqi dhe nga ora 21:00 Itali-Zvicër.
Ministri Vitia dhe drejtoresha e IKSHPK-së mbajnë konferencë...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Los Anxhelos: Flakët shpërthejnë nëpër shtëpi teksa 30,000 n...
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...