Rusia është eliminuar në Kampionatin Botëror nga Kroacia.
Nikoqiri i këtij turneu madhështor është eliminuar nga Kroacia pas ekzekutimit të penaltive mbrëmjen e sotme (e shtunë) në takimin e zhvilluar në stadiumin Fisht Olympic, shkruan portali arbresh.info.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1 me 1, ndërsa në vazhdim të dy kombëtaret realizuar gjithashtu nga një gol për 2 me 2 duke lënë fatin e tyre të vendoset në penalti.
Lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është mesfushori i Real Madridit, Luka Modric (9.2). Me notë të lartë te kroatët janë vlerësuar edhe Mario Manzukic (8.1) për asistimin në golin e dytë dhe mbrojtësi Vida (7.8) për golin e dytë për kroatët gjatë vazhdimeve.
Te rusët lojtari me notën më të lartë është mbrojtësi Mario Fernandes (7.4).
Lojtari me notën më të dobët të takimit është portieri i Rusisë, Akifeev (5.7)./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...