Google ADS

Pas triumfit në Rusia 2018, Franca feston titullin – dy të vdekur dhe disa të plagosur

22:23 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Festimet në Francë pas kampionatit të futbollit të Kupës së Botës nuk kanë shkuar siç është planifikuar.

Për fat të keq, dy persona kanë ndërruar jetë gjatë festimit të titullit të fituar në Kupën e Botës.

“Tre kolorët” triumfuan me rezultat 4-2 kundër Kroacisë në finalen e botërorit që u zhvillua në Rusi.

Një 50-vjeçar theu qafën e tij, kur ra në një kanal, ndërsa tjetri rreth të tridhjetave ndërroi jetë pasi një veturë e përplasi për një pemë në rrugë.

Gjithashtu janë lënduar edhe disa persona të tjerë, ku gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, Franca është shpallur dy herë kampion bote pas triumfit për herë të parë në vitin 1998.

Francezët tashmë kanë arritur në atdhe, ku do të nderohen nga presidenti francez me titullin “Legjionar Nderi”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme