Autoritetet e St Petersburgut nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e UEFA-s që këtij qyteti t’ia heq të drejtën e organizimit të finales së Ligës së Kampionëve në futboll.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme vendosi sot që ta zhvendosë në Paris finalen e Championsit, shkruan “Gazeta Express”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendës guvernatorit, Boris Piotrovsky, i cili e akuzoi UEFA-n për vendimin që e konsideron si politik, më shumë sesa sportiv.
“UEFA e ka zyrtarizuar vendimin që ta transferojë finalen e Ligës së Kampionëve nga St Petersburgu në Paris. Jam mjaft i pakënaqur: sot S Petersburgu është vend i evenimenteve të mëdha ndërkombëtare. I kemi të gjitha mundësië dhe infrastrukturën e evojshme”, ka shkruar ai në “Instagram”.
“Është një vendim politik, sepse shumë herë është thënë se sporti duhet të qëndrojë larg politikët dhe se duhet t’i bashkojë njerëzit. E ky vendim nuk po përshtatet me thënien. Dua ta theksoj se fondet që kishim planifikuar t’i shpenzonim për ta organizuar finalen e Championsit, do t’i përdorim për t’i zhvilluar shkollat sportive për fëmijët”, përfundon shkrimi i Piotrovskyt.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...