Klubi i futbollit të femrave, Mitrovica është duke luajtur ndeshjen për kualifikim në Champions League ndaj skuadrës rumune, Farul Constanta.
Ndeshja është duke u luajtur në shtetin e Rumanisë, shkruan Arbresh.info.
Disa tifozë janë duke e përcjellur këtë ndeshje, ku nuk mungojnë provokimet nga ta.
Në një foto që ka qarkulluar në rrjete sociale shihet një grup i tifozëve që kanë vendosur flamurin e Serbisë afër tyre.
Kjo nuk është hera e parë që rumunët janë duke e bërë këtë gjë, madje ata janë dënuar nga UEFA, për kore e banderola raciste kundër Kosovës, në një ndeshje të kualifikimeve për Euro 2024.
Mitrovica po mposhte aktualisht 1-0 teksa po luhet minuta e 55-të./Arbresh.info
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim