Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvilloj ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë do të luhet në kuadër të Ligës C në kuadër të Grupit 2, shkruan Arbresh.info.
Biletat për këtë ndeshje dolën në shitje me datë 23 gusht.
Biletat janë shitur nëpërmjet platformës “online”, deri më tani kanë mbetur vetëm zona VIP 1 dhe VIP 2, pa u kompletuar të tëra.
Rumania është një kundërshatarë i njohur për dardanët, pasi janë ndeshur dy herë mes vete në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Në Prishtinë ndeshja e zhvilluar më 16 qershor të vitit të kaluar kishte përfunduar pa gola, 0:0, kurse Kosova u mposht në Bukuresht më 12 shtator, me rezultatin 2:0.
Ndeshja e Kosovës ndaj Rumanisë luhet të premten me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...