Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, i është kundërpërgjigjur Pep Guardiolas në lidhje me transferimin e Leroy Sanes.
Trajneri spanjoll ka paralajmëruar skuadrën gjermane në lidhje me interesimin për anësorin edhe pse lojtari nuk e dëshiron qëndrimin më në Etihad Stadium.
Rummenigge ka thënë se Guardiola nuk e di se çfarë po ndodhë në klubin e tij dhe me largimet që do të ndodhin.
“Nuk dua të hyj më shumë në detaje të asaj çfarë raportojnë mediat. Nëse ka diçka për të njoftuar, ne do ta bëjmë, por ajo gjë nuk është shumë larg”, ka thënë i pari i bavarezëve.
“Nuk e di nëse Pep ka njohuri për gjithçka që ndodhë në klubin e tij. Nuk ka ide. Të presim. Nuk dua të ngutemi në lidhje me transferimin e lojtarëve”, ka shtuar më tej Rummenigge.
Guardiola bëri me dije se Bayern Munich është duke tentuar ta transferojë Sanen, derisa do të jetë zgjidhja e tij nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...