Kosova sonte luan ndeshjen ‘jetike’ në Ligën e Kombeve ndaj Rumanisë në Bukuresht.
Kjo ndeshje starton nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin e kryeqytetit rumun “Arena Nationala”, shkruan Arbresh.info.
Është hera e dytë që “Dardanët” do të luajnë në këtë stadium ku mbizotëron një urrejtje etnike ndaj shtetit Kosovës.
Qysh nga pranimi në UEFA dhe FIFA, këto dy kombëtare janë përballur tri herë mes vete, teksa kjo e sotmja do të jetë e katërta.
Rumania ka një bilanc pozitiv me dy fitore e një barazim, ku ka shënuar pesë gola dhe nuk ka pësuar asnjëherë ndaj “Dardanëve”.
Hera e parë kur janë përballur këto dy kombëtare ka qenë 16 qershori i vitit 2023, ndeshje e cila u mbyll me rezultat 0-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2024.
KOSOVA 0-0 RUMANIA (16.06.2023)
Kurse ndeshja e dytë e luajtur në shtator të vitit të kaluar u mbyll me rezultat 2-0 në të mirë të rumunëve.
Një ndeshje e tensionuar ku ishte ndërprerë për gjysmë ore për shkak të thirjeve raciste kundër Kosovës,
RUMANIA 2-0 KOSOVA (12.09.2023)
Sfida e tretë ku u përballen këto dy kombëtare ishte shtatori i këtij viti në Prishtinë, ku Kosova pësoi një humbje bindëse me rezultat 0-3.
Mbetet të shihet nëse, Kosova sonte do të arrij fitoren e parë ndaj kësaj kombëtare.
KOSOVA 0-3 RUMANIA ( 06.09.2024)
Kujtojmë se në tri ndeshjet me Rumaninë, futbollistët dardan janë udhëhequr nga tre trajner të ndryshëm, Alan Giesse, Primoz Gliha dhe Franco Foda, i cili do të jetë edhe sonte në krye të “luftëtarëve” kosovar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin e fundin
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...