Ruiz rezulton pozitiv me COVID-19

18:24 | 26 Dhjetor 2021
KRG

Napoli ka konfirmuar se mesfushori Fabian Ruiz ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.

Mesfushori spanjoll që është i pazëvendësueshëm në formacionin e Luciano Spallettit është futbollisti i radhës që ka dal pozitiv, edhe pse është vaksinuar.

Napoli ka konfirmuar se lojtari nuk ka simptoma dhe që është vetë izoluar në shtëpi.

“Fabian Ruiz ka dal pozitiv me COVID-19 pasi u testua në Spanjë. Mesfushori, që është vaksinuar, është pa simptoma dhe i vetë izoluar në shtëpi”, shkroi klubi në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme