Antonio Rudiger nuk do të qëndrojë më te Chelsea, pasi ka refuzuar edhe një ofertë të londinezëve.
Qendërmbrojtësi gjerman në fund të sezonit mbetet futbollist i lirë dhe dëshira e tij është të ndërrojë ambient për edicionin e ri.
Chelsea i ka bërë edhe ofertën e tretë dhe sipas mediave angleze ajo ka qenë me një pagë rreth 10 milionë euro në sezon, ofertë që është refuzuar nga gjermani.
29-vjeçari i ka njoftuar drejtuesit e klubit se ka vendosur të largohet në verë si futbollist i lirë, ku ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Në garë për shërbimet e tij janë skuadrat më të mëdha evropiane si Barcelona, PSG, Bayern Munich, Real Madrid, Manchester United dhe Juventus.
Reprezentuesi gjerman synon që kontratën e ardhshme të ketë pagë prej 12 milionë eurove në sezon. /Telegrafi/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë