Rudiger paralajmëron City-n: Ndeshje e vështirë, por ne jemi Real Madrid

21:34 | 8 Prill 2024
KRG

Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger ishte krah trajnerit Carlo Ancelotti në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Manchester City-t, e vlefshme për fazën e çerekfinaleve të Champions League.

Rudiger deklaroi se ndaj City-t do të jetë një ndeshje e vështirë, por më tej shtoi se ata janë Real Madrid dhe duhet të kenë besim te vetja.

“Ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, do të jetë e vështirë kundër City-t, por ne jemi Real Madrid-i dhe kemi besim te vetja. Jemi të fortë dhe në formë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi”-deklaroi mbrojtësi i “Los Blancos”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme