Rudiger ndihet “i ofenduar” nga Chelsea, destinacioni i ardhshëm i përcaktuar

08:54 | 18 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Antonio Rudiger ka krijuar bindjen e plotë se nuk është trajtuar në mënyrën e duhur nga drejtuesit e Chelseat, për këtë arsye në përfundim të sezonit ai do të largohet nga skuadra londineze, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.

Bayern Munchen është i gatshëm t’i ofrojë qendërmbrojtësit 12 milionë euro në vit, shumën të cilën nuk ia garantoi Chelsea.

Aktualisht, gjermani fiton 6 milionë euro në vit dhe gjatë negociatave, Chelsea nuk ofroi më shumë se 8.5 milionë.

Pikërisht kjo ofertë e skuadrës angleze është konsideruar në njëfar mënyrë fyese nga lojtari dhe përtej dëshirës së tij për të qëndruar në Londër, largimi duket i pashmangshëm.

Pas më shumë se katër sezonesh në kryeqytetin anglez, ish-lojtari i Stuttgart ndihet mirë në klub dhe në kryeqytetin anglez, por vlerësimi i ulët nga drejtuesit e Chelseat e detyron të largohet.

Sipas “Blind”, klubi bavarez mund të përballojë lehtësisht pagën prej 12 milionë eurosh në vit që kërkon Antonio Rudiger./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme