Kosova ka vazhduar edhe sot stërvitjet për ndeshjen ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjatë ditës së sotme edhe disa futbollistë të tjerë që kanë pasur obligime në fundjavë me skuadrat e tyre, shkruan Arbresh.info.
Njëri nga ta është edhe Donat Rudhani i cili ka folur rreth kësaj ndeshje.
Mesfushori është nga lojtarët kyç të Kombëtares, ka vlerësuar atmosferën pozitive brenda skuadrës dhe shprehu besimin e tij për sukses ndaj Rumanisë.
“Atmosfera si gjithmonë është e mrekullueshme këtu me Kosovën. Është kënaqësi e madhe dhe krenari të jesh i grumbulluar me Kosovën. Stërvitjet e para shkuan shumë mirë, edhepse unë dje nuk isha pjesë e stërvitjes pasi kam luajtur të dielën, por sot ka qenë stërvitje intensive. Angazhim shumë i madh nga të gjithë lojtarët dhe kemi punuar taktikisht. Besoj që mund të presim vetëm fitore. Ne të gjithë jemi të bindur se do ta fitojmë ndeshjen me Rumaninë. E dimë sa çfarë ka ndodhur në ndeshjen e fundit dhe kjo do të thotë se e kemi një motiv shtesë, prandaj besoj se do të fitojmë. Mesazhi për Dardanët? Shumë faleminderit për mbështetjen. Si gjithmonë edhe në humbje edhe në fitore janë gjithmonë prezent dhe kjo është një krenari shumë e madhe për ne dhe mbështetje e madhe për ne si nga Dardanët ashtu edhe nga të gjithë tifozët”, tha Rrudhani.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë luhet të premten me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...